17:33 / E Diele, 19 Maj 2024 / AR

Paskemi dasmë, çifti rrëfen planet e martesës

Cindy Marina ka zbuluar e ftuar në “Jo Vetëm Modë” se vitin që vjen do ketë dasmë, pasi mori propozimin nga partneri i saj, Genard Topalli.

“Mendoj se do jem nuse moderne, jo tradicionale dhe ka mundësi që ceremonia të mbahet në Romë”, deklaroi ndër të tjera Cindy.

Ajo kujtoi se fakti që mori propozimin pak muaj më parë, i nxiti që të ndërmarrin hapin e radhës.

Cindy Marina dhe Genar Topalli janë bashkë prej disa vitesh dhe në shkurt lajmëruan fejesën.

Topalli i propozoi modeles në Amalfi, buzë detit, në mënyrën më romantike të mundshme dhe videon e publikoi vetë Cindy në profilin e saj në Instagram.