18:17 / E Enjte, 21 Qershor 2018 / indeksADMonline

Pasuria e kushëririt të presidentit Thaçi, si U.D i drejtorit menaxhues në KEK

Njazi Thaqi, ushtrues i detyrës së  drejtorit menaxhues në KEK, i cili është kushëriri i presidentit Hashim Thaçi ka deklaruar pasuri të paluajtshme në emër të tij dhe të bashkëshortes së tij me vlerë 217,400 mijë euro.

Thaqi në vitin 2018 ka deklaruar një lokal afarist 78 metra katrorë me vlerë 47,500 euro, banesë 190 metra katrorë me vlerë 133,900 mijë euro, një banesë 55 metra katrorë në emër të bashkëshortes, me vlerë 36 mijë euro dhe një tokë punuese me siperfaqe 2.5 hektarë, në pronësi të përbashkët, të cilës nuk ia ka deklaruar vlerë.

Ai ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion edhe një veturë ‘Audi A4’ në pronësi të bashkëshortes, me vlerë 10 mijë euro.

Njazi Thaqi ka deklaruar se posedon para të gatshme me vlerë 19,405 mijë euro në njërën nga bankat në komunën e Prishtinës, 5,133 euro në emër të bashkëshortes dhe 7700 euro në emër të fëmijëve.

Në formularin e pasurisë, Thaqi ka deklaruar edhe pagën të cilën ai e merr nga KEK-u, me vlerë 26,874 mijë euro dhe 4200 euro të cilat i merr nga qiraja e lokalit të cilin e ka deklaruar që e ka në pronësi.

Jep dorëheqje drejtori i KEK-ut