14:57 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

Pasuria qindra-mijëra euro e ministrit serb në Kosovë

Tri pllace dhe një tokë janë deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion nga ministri për Kthime dhe Komunitete, Dalibor Jevtic.

Toka me vlerë 200 mijë euro, njëri pllac me vlerë 90 mijë euro, tjetri me 30 mijë dhe një tjetër me vlerë 7 mijë euro, janë deklaruar që janë në emër të ministrit.

Ndërsa, dy pllace, një me vlerë 120 mijë euro dhe një 15 mijë euro, janë deklaruar se janë të bashkëshortes së ministrit, shkruan Indeksonline.

Jevtic posedon një veturë të tipit “Passat” me vlerë 10 mijë euro, kurse bashkëshortja e tij duket se vozitë një “Smart” me vlerë 5 mijë euro.

Në një bankë në Serbi “Smederevo”, ministri ka hiç më pak se 40 mijë euro./Indeksonline/