07:13 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

PDK sot mbledhë partitë politike në tryezë

PDK sot mban tryezën e partive politike ku do të diskutohet për çështje të rëndësishme për shtetin e Kosovës.

Pjesëmarrës nga AAK-ja do të jetë vet kryeministri Ramush Haradinaj. Kjo është bërë e ditur nga zyra e kryeministrit.

“Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në tryezën e Partive Politike, për agjendën shtetërore të Republikës së Kosovës, me ftesë të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim të kryeministrit, shkruan Indeksonline.

Takimi pritet të fillojë nga ora 13:00, në Kuvendin e Kosovës.

Pjesëmarrjen në këtë tryezë deri më tani përveç AAK-së, e ka konfirmuar për Indeksonline edhe Nisma./Indeksonline/