19:16 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

Peci i reagon Thaçit: Përmes koordinimit me Serbinë, arrite t’i përçash aleatet e Kosovës

Lulzim Peci ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit Hashim Thaçi se “është koordinuar me aleatët strategjik të Kosovës”, duke pohuar se “përmes koordinimit që e bëre me Serbinë për ‘korrigjimin e kufijve’ arritët që t’i përçani aleatet strategjik të Kosovës.

“Per menyren se si je duke u koordinuar me aleatet strategjik tregon shume pervoja “koordinuese” per transformimin e FSK-se dhe zhberjen e Gjykates Speciale. Keto “perralla koordinuese” as nuk mund te shiten dhe as te blehen.

Permes koordinimit qe e bere me Serbine per “korrigjimin e kufinjeve” arritet qe ta percani aleatet strategjik te Kosoves. Cfare rezultati veteshkaterrues!” ka shkruar Peci në Facebook.