21:05 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Peja pëson humbje në Karagaq, eliminohet nga FIBA Europe Cup

Peja është eliminuar nga FIBA Europe Cup.

Në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, e cila u zhvillua në palestrën ”Karagaqi” në Pejë, Kampioni i Kosovës, ka pësuar humbje nga skuadra polake PGE Spojnia Stargard, me rezultat 87-91, shkruan IndeksOnline.

Jay Chandler ishte basketbollisti më i dalluar te Peja me 21 pikë të shënuar, ndërsa te skuadra polake u dallua Devon Daniels me 24 pikë.

Peja e mbyll aventurën në FBA Europe Cup me 2 fitore e 4 humbje , duke u renditur në vendin e tretë të Grupit H, me 7 pikë, Spojnia Stargard është e dyta me 9 pikë, ndërsa skuadra gjermane, Chemnitz është lidere e grupit me 12 pikë, duke shënuar të gjitha fitore./IndeksOnline/