09:19 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Peja shndërrohet në “liqen”, pas shirave të vazhdueshme

Qyteti i Pejës është përfshirë nga reshjet e vazhdueshme të shiut.

Kanë mjaftuar që vetëm disa orë me shi, që qyteti pejan të ngjasojë me një liqen, transmeton Indeksonline.

Lexues të Indeksonline kanë përcjellur disa fotografi, të cilat e pasqyrojnë si mos më mirë situatën atje.

Vlen të përmendim faktin se këto ditë dukshëm kanë ndryshuar temperaturat, derisa reshjet e shiut në disa zona po jenë të vazhdueshme. /Indeksonline/