17:28 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pejanët në hall me ujin e pijshëm, shikoni sa i papastër është! (Foto)

Problemi me ujin e pijshëm vazhdon të jetë akoma i pranishëm në disa komuna të Kosovës.

Banorët e lagjes “Rokaqielli” të Pejës tash e një vit kanë problem me ujë, pasi gypat e ujësjellësit u mbushen shumë shpesh me gëlqere.

Një lexues i Indeksonline ka dërguar disa foto të gëlqeres që ka dal nga gypi i ujësjellësit në shtëpinë e tij.

Ai ka thënë se banorëve të asaj lagje iu duhet që çdo ditë të pastrojnë gypat e ujësjellësit, pasi nga ta më shumë po del gëlqere se sa ujë i pijshëm.

“Pos dëmeve që o na shkaktohen nga ky problem, neve po na sëmurën edhe veshkat nga uji i pisët. Shëndeti është në rend të parë, por po ashtu kemi probleme me ujin e ngrohtë që del nga bojleri, me lavatriçe etj. Sidomos kur ka reduktime të ujit, kur vije uji është i pisët. Kjo nuk është normale”, ka thënë ky qytetar. /Indeksonline/

 

Temat: