13:56 / E Mërkurë, 19 Qershor 2019 / indeksADMonline

Pejani ‘kapadai’, lë veturën në rreth të qytetit për të biseduar me shokë në trotuar

Një qytetari në Pejë duket se nuk i bëjnë përshtypje rregullat e komunikacionit dhe nuk i ka frikë gjobat nga policia.

Një lexues i portalit Indeksonline ka dërguar video të një veture të parkuar në rrethin kryesor në Pejë, derisa shoferi ka dal nga aty dhe po pushonte në trotuar.

Sipas lexuesit, kur e pyeti shoferin se pse e ka lënë veturën ashtu në rrugë, ai i është përgjigjur se e ka bërë për qejf.

Pavarësisht se e ka penguar komunikacionin e pjesëmarrësve tjerë në rrugë, atij nuk i është bërë vonë për të bërë muhabet me shokët e tij skaj rrugës. /Indeksonline/