08:55 / E Premte, 14 Gusht 2020 / indeksADMonline

Pejani ushtron dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas, ndalohet për 48 orë

Gjatë ditës së djeshme është raportuar për dhunë në familje, në Pejë.

Lidhur me këtë rast është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare, transmeton IndeksOnline.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.