Pejë, rrahen mes vete nëntë persona
Në fshatin Kliçinë të Pejës është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vetit nëntë (9) të dyshuar dhe si pasoj të gjithë kanë pësuar lëndime trupore, shkruan Indeksonline.
Dy prej tyre janë duke qëndruar në spitalin e Pejës për tretmanë të nevojshëm mjekësor ndërsa te dyshuarit tjerë janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një AK/47 , 18 copë gëzhoja dhe dy predha. Rasti është duke u hetuar./Indeksonline/