22:53 / E Enjte, 07 Qershor 2018 / indeksADMonline

Pele: Brazili s’ka ekip për ta fituar Botërorin!

Legjenda braziliane e futbollit nuk është mjaft optimist për gjasat që ka “Seleçao” për të fituar këtë Botëror.

Edhe pse Brazili konsiderohet si njëra ndër favoritët absolut për ta fituar këtë trofe, njejtë nuk mendon edhe Pele, i cili ka dyshim të mëdha për organikën e skuadrës që drejton Tite.

Sipas Peles, Brazili ka shumë futbollistë të mirë individual, por ajo që iu mungon është komponimi si ekip dhe kjo do ta bëjë të vështirë për të triumfuar.

“Kam besim maksimal në aftësitë e Tites”, ka thënë Pele. “Brenga ime më e madhe është që pak ditë para fillimit të botërorit, ne nuk kemi një ekip të duhur”.

“Individualisht ata janë të gjithë futbollistë shumë të mirë. Por nuk kemi një skuadër”. “Neymar për mua është një prej futbollistëve më të mirë në botë. Ai sot është shumë më i pjekur dhe ka përvojë, por i vetëm nuk mund ta fitojë Kupën e Botës”.

“Ekipi më i mirë i të gjitha kohëve i Brazilit ishte ai i vitit 1970, me lojtarë si Tostao, Rivellino, Gerson dhe Pele, të gjithë këta futbollistë të cilët kanë bartur fanellën me numrin 10 në ekipet e tyre. Në atë kohë ne kemi kaluar gjashtë muaj bashkë. Kjo është arsyeja pse kemi funksionuar si skuadër”, ka përfunduar Pele. /IndeksOnline/

Temat: