15:48 / E Premte, 05 Tetor 2018 / indeksADMonline

“Do të zgjidhja Messin para Ronaldos” thotë legjenda e futbollit

Legjenda e futbollit botëror, Pele gjatë ditës së sotme pati një intervistë me ish kapitenin e Indisë, Bhaichung Bhutia.

Sigurisht që nuk i shpëtoj pyetjes së famshme, Messi apo Ronaldo. Për këtë Pele u përgjigj se do të donte ta kishte në ekip e tij argjentinasin para portugezit, transmeton Indeksonline.

“Është e vështirë të krahasosh Messin dhe Ronaldon. Messi ka një stil komplet ndryshe se Ronaldo. Shumë njerëz më krahasuan mua me George Best por ne kishim stil të ndryshëm të lojës. Ronaldo është më shumë si qendër sulmues kurse Messi është më organizativ” u shprehë Pele.

“Nëse do të vendosja për ekipin tim, do të zgjidhja Messin para Ronaldos” tha tri herë fituesi i Kupës së Botës.

Ndërsa në pyetjen se a ka ndryshuar futbolli, Pele tha se futbolli  brenda fushës nuk ka ndryshuar por sipas tij ndryshimi më i madh janë pajisjet e reja./Indeksonline/