10:38 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Përvjetori i golit të 1000-të të Peles në karrierë

”Ndihesha sikur e gjithë bota ishte kundër meje”.

Kështu ndihej portieri argjentinas në territorin brazilian, më 19 nëntor të vitit 1989, derisa ishte duke u përballur me një penallti.

Kjo ndodhte në ndeshjen e zhvilluar në Maracana, ku portieri, Edgardo Andrada kishte kundër vetes 65 mijë tifozë.

Po zhvillohej ndeshja, Vasco da Gama – Santos dhe rezultati ishte 1-1, ku kishin mbetur edhe 12 minuta për t’u zhvilluar në këtë ndeshje në kuadër të Kampionatit Brazilian, transmeton IndeksOnline.

Atë moment, Pele kishte 999 gola në karrierë. Si 29-vjeçar aso kohe, mund të bëhej futbollisti i parë në histori që do ta arrinte shifrën e 1000 golave.

”Shumica e tifozëve në Maracana donin golin, por futbollistët e Vascos ishin të bindur për diçka tjetër. Ata donin të më shpërqëndronin mua dhe më thanë se kjo nuk duhet të ndodhë në këtë ditë”.

”Për herë të parë në karrierën time, unë u ndjeva nervoz”.

”Andrada ishte në formë të mirë. Kurrë nuk e ndjeva presionin. Unë vazhdova dhe… Gooooooooool. Çfarë ndjenje. Stadiumi eksplodoi”, rrëfehet Pele./IndeksOnline/

Temat: