09:26 / E Enjte, 15 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Penalltia e Ronaldos e mistershme, shikoni si ngrihet topi para gjuajtjes (Video)

Cristiano Ronaldo ka shkëlqyer në ndeshjen e mbrëmshme kundër PSG-së, ku arriti të shënoj dy gola për fitoren e Realit 3-1.

Ylli portugez njërin nga dy golat e shënoi nga penalltia, mirëpo dicka e mistershme ka ndodhur gjatë ekzekutimit të saj.

Përsëritja tregon se topi ngrihet në momentin që Cristiano përgatitet ta godasë. Kjo ndodhi pasi këmba mbështetëse e sulmuesit të Realit shkel me forcë dhe tapeti vibron aq sa për të ngritur pak topin fiks në momentin që goditet nga e djathta e Topit të Artë.

Në “BT Sport”, Rio Ferdinand tha: “Ju betohem, është çmenduri! E bënte këtë gjë në stërvitje gjithmonë”. /IndeksOnline/