19:29 / E Martë, 25 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pengesat në rrugë, mjaft të dëmshme për makina

Ideja e gungave për uljen e shpejtësisë në rrugë, të cilat parashihen për përmirësimin e sigurisë në rrugë, zemërojnë një në pesë shoferë të automjeteve, të cilët raportojnë për faturat e riparimit për dëmet që i kanë shkaktuar automjeteve të tyre.

Kostoja mesatare për të rregulluar një makinë pas një incidenti të tillë është 144 funte sipas hulumtimeve të reja, shkruan Daily Mail.

Ky hulumtim tregon se 22% e shoferëve kanë raportuar për dëme gjatë ngasjes mbi një nga 22,000 gunga të vendosura në Britani, transmeton IndeksOnline.

Disa kanë kërkuar të kompensohen dhe disa komuna lokale janë detyruar të paguajnë 35,000 funte në rimbursime ndërmjet 2015 dhe 2017, kur gungat për ngadalësimin e shpejtësisë janë gjetur të tejkalojnë lartësitë ligjore.

Dy në pesë shoferë thanë se shkaktojnë “shumë” dëm, më shumë se një e katërta mendojnë se janë të paefektshëm në zvogëlimin e shpejtësisë dhe 17 përqind nuk mund ta kuptojnë pse ato janë shtuar në rrugë pasiqë ka mjaftueshëm masa tjera parandaluese për qetësimin e trafikut. /IndeksOnline/