15:32 / E Premte, 26 Janar 2018 / indeksADMonline

Pensionisti ndërton një Land Rover e cila punon me avull [Video]

Kjo makinë Land Rover, e vjetër rreth pesë dekada, është konvertuar për t’u drejtuar me avull nga një pensionist 67 vjeçar.

Motori i saj normal është zëvendësuar me një të tillë që funksionon me avull, ndezës me qymyr, e që ndihmohet nga një oxhak përpara, shkruan IndeksOnline.

Ligjet e BE-së e konsiderojnë si arkaik një mjet të tillë dhe nuk është më i përshtatshëm për të përmbushur rregullat e emetimeve, duke funksionuar me djegie të brendshme të qymyrit për të ndezur një motor me avull, funksion ky që arriti kulmin në vitet 1800.

Megjithatë, kjo është një punë për t’u admiruar nga një pensionist, i cili ka shpenzuar 24,000 funta për këtë punë.

Frank Rothwell, nga Oldhami i Anglisë, shpenzoi mbi 400 orë në këtë projekt interesant. 200 orë duke ndërtuar motorin me avull nga zeroja dhe 200 të tjera duke e integruar atë në makinë.

Rothwell, 67 vjeç, është një inxhinier dhe biznesmen i pensionuar, i cili thotë se i pëlqen të bëjë gjëra që janë të vështira. “Ne të gjithë kemi nevojë për një hobi” , thotë ai në videon në krye të këtij artikulli.

Rothwell definitivisht meriton ‘t’ia heqim kapelën’ për këtë punë. /IndeksOnline/