19:07 / E Shtunë, 30 Qershor 2018 / indeksADMonline

Pensionohet Mascherano!

Lionel Messi dhe Argjentina i kanë dhënë lamtumirë Kupës së Botës.

Nuk kanë kaluar shumë minuta dhe vjen largimi i parë pasi Javier Mascherano ka konfirmuar largimin nga ekipi kombëtar i Argjentinës.

Mesfushori veteran, pas eliminimit nga Kupa e Botës nga Franca, ka deklaruar se ka ardhur koha për t’i dhënë lamtumirë futbollit kombëtar.

“Është koha për të dhënë lamtumirën në ekipi kombëtar. Çdo gjë tani ka marr fund. Tani jam një tifoz i Argjentinës”, ka deklaruar Mascherano. /IndeksOnline/