16:22 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / OSH

Pep: Aguero ka 7 muaj për të treguar se meriton kontratë të re

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur në lidhje me të ardhmen e Kun Agueros sot në konferencë për shtyp.

Spanjolli u shprehë se Aguero ende nuk është rikthyer në 100% e tij, transmeton Indeksonline.

 “Aguero ka shtatë muaj për të treguar vlerën e tij”, u shprehë Guardiola në lidhje nëse do të ketë kontratë të re për argjentinasin.

Sulmuesi i Man Cityt nga muaji qershor do të jetë lojtar i lirë nëse nuk nënshkruan me asnjë skuadër./Indeksonline/