23:12 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Pep Guardiola, trajneri më i mirë në botë – shikoni këto statistika (Foto)

Pep Guardiola është trajneri më i mirë në botë. Këtë nuk e thonë tifozët e Manchester Cityt, por e thonë statistikat e ndryshme.

Klubi i spanjollit arriti fitore të thellë në xhiron e 17’të të Premierligës, duke mposhtur 4 me 0 Swansean.

Me këtë fitore City u fut në histori, duke thyer rekordin e Arsenalit me 15 fitore radhazi në Premier.

Skuadra që mban këtë rekord në Europë është Bayern Munchen me 19 fitore radhazi, madje ky rekord u arrit kur në skuadrën gjermane ishte Pep Guardiola.

I dyti radhitet Barcelona me 16 fitore radhazi, edhe atë kohë trajner ishte Pep Guardiola.

Dhe i treti Manchester City, me 15 fitore dhe me trajner Pep Guardiolan.

Pra, kjo është një statistikë që tregon se Pepi është trajneri më i mirë në botë./IndeksOnline/