11:16 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Për 24 orë, digjen tri shtëpi e dy mjete transporti në Kosovë

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës bëhet e ditur se në tri komuna të ndryshme janë përfshirë nga zjarri disa objekte si dhe një veturë e traktor.

Fshati Llugaxhi, Lipjan 24.01.2018 – 17:04. Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se për shkaqe të panjohura është përfshirë nga zjarri podrumi i shtëpisë së tij. Në vendin e ngjarjes njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.  Nuk raportohet për të lënduar.

Fshati Davidovc, Shtime 24.01.2018 – 16:28. Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se për shkaqe të panjohura është përfshirë nga zjarri shtëpia e tij. Si pasojë e zjarrit është djegur pullazi i shtëpisë dhe plafoni i një dhome. Vlera e dëmit të shkaktuar është e konsiderueshme. Në vendin e ngjarjes njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.

Fshati Lladroc, Malishevë, 24.01.2018 – 18:35. Ankuesi mashkull K/shqiptar ka raportuar se nga zjarri është përfshirë kulmi i shtëpisë së tij. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin.

Fshati Sllatinë e Epërme, Viti 24.01.2018-06:55. Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se veturën e tij dhe traktorin në rrethana të panjohura i ka kapluar zjarri. Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalë ne vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. /Indeksonline/