11:17 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Për 24 orë në Klinikën e Gjinekologjisë ndodhën 34 lindje

Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 34 lindje.

Përkatësisht, 15 meshkuj dhe 19 femra foshnje, transmeton Indeksonline.

Ndërsa, një grua ka lindur binjak e 8 gra të tjera janë bërë nëna për herë të parë.

Postimi i plotë në faqen e QKUK-së:

Mirë se erdhe në Jetë

Në Kliniken e Gjinekologjisë në QKUK, gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 34 lindje.

15 meshkuj dhe 19 femra!

Një grua ka lindur binjak!

8 gra janë bërë nëna për herë të parë.

Urime të gjitha familjeve që janë bërë me fëmijë!./Indeksonline/