11:35 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

Për 24 orë shqiptohen mbi 1 mijë tiketa trafiku

Gjithsej 1 mijë e 73 tiketa të trafikut ka shqiptuar Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme.

Në raportin 24 orësh Policia ka bërë të ditur se 32 aksidente kanë ndodhur gjithsej, prej tyre 13 me të lënduar, kurse 19 sosh përfunduan pa të lënduar.

Asnjë aksident me fatalitet nuk ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, sipas këtij raporti.

Janë arrestuar 28 persona, 18 janë dërguar në mbajtje, kurse 2 të tjerë janë dërguar në vuajte të dënimit gjatë ditës së djeshme.

Temat: