15:25 / E Mërkurë, 15 Gusht 2018 / indeksADMonline

Për herë të parë, Atletico ka ekip më të vlefshëm se sa Real Madridi!

Real Madridi ndoshta mund të ketë të ardhura më të mira se sa Atletico Madridi, por skuadra e Diego Simeones është më e vlefshme në tregun e transferimeve se sa ajo e Julen Lopetegui.

Nëse shikojmë prapa në nëntë sezonet e kaluara, Atletico kishte rrugë të gjatë për të bërë deri në sezonin 2010/11, kur skuadra e Quique Sanchez Flores vlente 205.8 milionë euro.

Atë kohë, Jose Mourinho ishte trajner i Real Madridit, dhe skuadra e portugezit vlente 487 milionë euro, transmeton IndeksOnline.

Dy skuadrat u përballën në finalen e Champions Leagues në sezonin, 2015/16, derisa të dyja Reali vlente shumë më shumë – 761 milionë euro – 325.2 milionë euro. pOr, gjërat kanë filluar të ndryshojnë.

Atletico ka sjellur në skuadër lojtarë të rinjë dhe me vlerë të madhe, derisa vlera e Antoine Griezmann është rritur tejmase, teksa tani kanë ardhur lojtarët si Thomas Lemar dhe Diego Costa.

Në të njejtën kohë, Real Madridi e ka humbur Cristiano Ronaldon, gjë e cila nënkupton se Atletico vlen sot 858 milionë euro, ndërsa Real Madridi 775.7 milionë euro./IndeksOnline/