75 Mall Live Search
00:00 / E Diele, 08 Prill 2018 / indeksADMonline

Për herë të parë flet Adrola Dushi për ndarjen nga bashkëshorti: Martesa s’ishte gabim, ishim të rinj

Prej shumë kohësh është përfolur në media se Adrola Dushi ishte ndarë nga bashkëshorti i saj Adisi me të cilin ka një djalë, Troin. Modelja shumë herë i ka përgënjeshtruar lajmet duke u shprehur se arsyeja e vetme pse ata nuk janë bashkë për momentin është sepse Adisit nuk i kishin dalë dokumentat për të jetuar me të në Amerikë.

Mirëpo siç duket lajmet për ndarjen e tyre kanë qenë të vërteta pasi e ftuar sot në “Xing me Ermalin”, Adrola e ka pranuar për herë të parë që ajo dhe Adisi nuk janë më bashkë.

“Martesa nuk ishte gabim, por unë dhe Adisi ishim shumë të rinj. Nuk mendoj se është as faji im, as faji i Adisit për ndarjen tonë. Është thjesht faji i situatës, Troi erdhi shumë herët në jetën tonë. Pse nuk funksionoi do ngelet mes meje dhe Adisit”, u shpreh Adrola.

E pyetur mos zgjodhi karrierën në vend të Adisit, modelja u përgjigj: “Jo absolutisht, gjëja që do zgjedh gjithmonë në jetën time është ndjesia e mirë, jo karriera. Karriera nuk të përmbush. Kishim arsyet tona që na sollën në këtë pikë”.

Por edhe pse të ndarë, Adrola tregon se ajo dhe ish-bashkëshorti kanë një marrëdhënie shumë të mirë dhe takohen për shkak të Troit.

“Marrëdhënia jonë është shumë e mirë tani, aq sa na takon. Flasim me njëri-tjetrin, kur bëhet fjalë për Troin jemi gjithmonë bashkë. Nuk jemi ndarë me sherr e shamatë, kjo është gjë e mirë. Troi vdes për babin, për gjyshërit, takohen shpesh. Troit nuk i mungon as mami, as babi, as gjyshërit. Troi është ajo qershia mbi tortë në familjet tona”, përfundoi Adrola.