09:27 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Për herë të parë, Vietnami do të jetë nikoqir i Formula 1

Formula 1 dhe Qyteti i Hanoit ka njoftuar sot se Grand Prix do të mbahet në kryeqytetin e Vietnamit nga prilli i vitit 2020.

Pasi që është gara e parë e njoftuar nën menaxhimin e Libery Media, gara për Çmimin e Madh të Vietnamit paraqet shtrirjen e Formula 1 në regjionin e Azisë.

Përfaqësuesi e i kësaj gara në Hanoi ka nënshkruar kontratë afat-gjate për ta organizuar këtë ngjarje, e cila zhvillohet në një pistë moderne, transmeton IndeksOnline.

”Jemi të kënaqur që të njoftojmë se Hanoi do ta organizojë këtë Grand Prix. Që prej se jemi involvuar në këtë sport në vitin 2017, kemi folur se si të zgjerohemi në vende të ndryshme”.

”Dhe Vietnami është realizimi i ambicieve tona. Jemi të kënaqur që do të garojmë në Hanoi, në njëren prej qyteteve më të mira në botë”, tha shefi ekzekutiv i Formula 1, Chase Carey.

Ndërsa, Nguyen Duc Chung, Kryetar i Hanoit, tha: ”Ne jemi krenar që do ta organizojmë në vendin tonë këtë garë”./IndeksOnline/

Temat: