18:30 / E Mërkurë, 11 Korrik 2018 / indeksADMonline

Për inat të ish-gruas, babai e gjuan foshnjën për toke me gjithë fuqinë që ka (Video)

Jo çdo kush e meriton të quhet prind në këtë botë. Këtë e dëshmojnë edhe gjestet e këtij burri që tregohet i pamëshirshëm me të voglin e tij.

Më 5 korrik, kamerat e sigurisë së një lokali kap momentin kur burri i identifikuar si Techoak Lim, 27 vjeçar grindet me të dashurën e tij, transmeton Indeksonline.

Nga nervoza, ai gjuan për toke foshnjën që mendohet se është 18 muajshe, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Babai u arrestua menjëherë nga policia, derisa raportohet se çifti janë ndarë dhe po luftojnë të marrin kujdestarinë për fëmijën.

Kjo ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në një vend të largët në Estoni, derisa fëmija pas lirimit nga spitali është marr në kujdes nga e ëma. /Indeksonline/