Për muskuj të mëdhenj duhet ky ushqim
Një nga trended thotë se ju duhet të jeni sa më të tharë (ripped) të jetë e mundur, sa më shpejt të jetë e mundur edhe nëse do t’ju duhet që gjatë ushtrimeve të hiqni dorë nga disa ushqime, ndoshta të preferuarat tuaja.
Më poshtë, po ju japim modele dietash për muskuj të mëdhenj (bulking) dhe të gjitha kanë një qëllim të përbashkët, të krijohet sa më shumë lëndë muskulore dhe pa shtuar peshë të panevojshme. Ato kanë një sasi të llogaritur karbohidratesh, yndyrnash dhe porteinash gjithashtu, të cilat bëjnë të mundur që trupi të funksionojë në mënyrë optimale.
PLANI USHQIMOR 1:
Vakti 1:
¾ kupë me tërshërë (masa e thatë) me ujë ose qumësht pa yndyrë
3 vezë omletë
Vakti 2:
28gr bajame
1 scoop whey protein
Vakti 3:
2 feta bukë integrale,
2 rriska djath të bardhe me pak yndyrë
Domate
Sallatë marule
170gr mish gjeli
1 banane mestare
Vakti 4 (para-stërvitor):
1 scoop whey protein
1 mollë mesatare
Vakti 5 (pas-stërvitor):
1 scopp whey protein
500ml Gatorade
Vakti 6:
170gr peshk
½ kupë me oriz të egër (masë e thatë)
Një sallatë e vogël me vaj ulliri dhe uthull.
PLANI USHQIMOR 2
Vakti 1:
2 feta bukë integrale me dy lugë gjelle gjalp natyral kikirku ose bajameje
1 kupë kos
Vakti 2:
Një sallatë mesatare me 170gr mish pule (gjoks) të copëtuar
¼ kupë me fara kungulli
1 patate mesatare e ëmbël
Vakti 3:
50 gram arra,
100gr mish vici i tharë (beef jerky)
Vakti 4 (para-stërvitor):
4 të bardha vezësh dhe një vezë e plotë
½ kupë me boronica
Vakti 5: (pas-stërvitor):
1 scopp whey protein dhe 500ml Gatorade
Vakti 6:
170gr mish viçi i grirë
Salcë domate
55gr makarona integrale (masë e thatë) dhe një sallatë e vogël.