08:52 / E Shtunë, 28 Mars 2020 / indeksADMonline

Për shkak të koronavirusit, Dua Lipa feston lansimin e albumit në distancë

Dua Lipa dje ka lansuar albumin “Future Nostalgia” që është dyti në karrierën e saj.

Artistja shqiptare kishte planifikuar që këtë album ta lansonte në prill, por për shkak të rrethanave që janë aktualisht në botë, ajo vendosi që ta publikoj më herët.

Pandemia e koronavirusit ka ndikuar poashtu që Dua të festoj publikimin e albumit në distancë me miqtë e saj dhe të dashurin.

Ajo bashkë me shoqërinë u lidhën virtualisht dhe festuan albumin.

23 vjeçarja  ka postuar një fotografi, në të cilën shihen ata që ju bashkuan festës së Duas me të dashurin.

“Ndeja për lansimin e albumit të ri”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e postimit./Indeksonline/

View this post on Instagram

? a new age album launch party ?

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on