12:28 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

Shkaku i një buloni, Mercedesi tërheq nga tregu disa vetura elektrike EQC

Daimleri, do të tërheqë nga tregu 1.700 makina të modelit “Mecedes-Benz” EQC për shkak të një buloni me defekt në diferencial, i cili kontrollon rrotullimin e timonit gjatë një kthese tha kompania të martën.

Bulonat në diferencial mund të thyhen duke detyruar Daimlerin të modifikojë makinat me këtë problem thoshte një raport i gazetës gjermane të industrisë “Kfz betrieb”.

Një përfaqësues i Daimlerit nuk komentoi rastin, por tha se bulonat duhet të zëvendësohen në modelin “Mercedes-Benz” EQC, të njëjtët bulona mund të kishin rezultuar problematikë edhe sikur makina të ishte me motor me djegie të brendshme.