22:25 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

Për shkak të shtatëzanisë, Loredana lë duhanin

Reperi shumë i njohur dhe i komentuar në media, Mozzik do të bëhet së shpejti baba për herë të parë. Loredana është në muajt e fundit të shtatzënisë të cilën pas një kohe të gjatë që mediat flisnin, ishte vetë ajo që e konfirmoi në ditëlindjen e Mozzik.

“Ne do të presim shumë gjëra së bashku, njëri është shumë afër. Ti e di se çfarë dua të them”, shkruante ajo në urimin për partnerin duke konfirmuar kështu se po presin një bebe.

Sipas “Prive” për shkak të shtatzënisë, Loredana ka hequr dorë nga duhani dhe nuk e konsumon më si dikur.

Kujtojmë që këngëtarja së fundmi u fotografua në market me Mozzik dhe barku i rrumbullakosur binte shumë në sy.