14:06 / E Hënë, 24 Korrik 2023 / LB

Për të mirën e LDK-së dhe për të mirën e vendit, përfundimisht LDK duhet ti kthehet vetëvetes-Filozofisë Rugoviane

Shkruan: Ahmet Kosumi

LDK duhet të vazhdoj e vetme dhe vetem me identitetin e vetë.

Lidershipi i LDK-së duhet të zbërthejë, tē zhveshë në detalje propagandën dhe kët gënjeshtrën e kundërshtarëve të sajë politikë, qē kinse LDK na qenka e njëjtë sikur subjektet tjera!!

LDK kurrë nuk mundë të konsiderohet vegël e askujt, as e PDK-së, as e AAK-së dhe as e VV-së!

Kësaj tendences së kundërshtarëve politikë për thyerjen e LDK-së, duhet të i kunderpërgjigjemi duke krijuar kushte për kthimin e të gjithë atyre që në një formë ranë pre e propagandës kundër LDK-së.

Në LDK ka vend për të gjithë: ka vend edhe për Fatmirin, Dacin, Isën, e shumë të tjerë.

Të gjithë ne në LDK duhet ta rrefuzojm këtë frymen e përqarjes që ende po mundohen ta instalojn kundërshtarët politik të sajë!

Të gjithë ne duhet të punojmë-ndihëmojm kryetarit dhe liderit të LDK-së për bashkimin dhe forcimin anëtarësisë së LDK-së.

Bollë ma që përmes emrave Fatmir, Daci, Isa, Vjosa, të shkaktojm përqarje në LDK!

Mos bjeni pre e propagandës së kundërshtarëve të LDK-së!

Vazhdojm tutje të bashkuar.✌️

Dardanë-Kamenicë, 24.07.2023