17:52 / E Hënë, 05 Prill 2021 / OSH

Për tifozët e futbollit, ora policore s’do jetë problem – gjashtë super ndeshje këtë javë

Qeveria e Kosovës sot mori vendim për masat e reja që do të hynë në fuqi që nga dita e mërkurë.

Ora policore do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 05:00, transmeton Indeksonline.

Por, për shikuesit e tifozët e futbollit, ora policore nuk do të jetë aspak problem këtë javë.

Duke filluar nga nesër e deri të dielën, do të ketë super ndeshje që duhet gjithësesi t’i shikoni.

Të martën janë dy ndeshje tejet interesante në kuadër të Ligës së Kampionëve, faza e parë të çerek-finaleve.

Real Madridi do të luaj kundër Liverpoolit në kuadër të Ligës së Kampionëve. Kurse, Manchester City do të luaj kundër Dortmundit.

Të mërkurën, Bayern Munchen luan kundër PSG-së, kurse Porto do të jetë kundërshtar i Chelseas.

Pastaj, të enjten luhen çerek-finalet në Evropa Ligë. Ndërsa, të shtunën do të luhet ndeshja më e madhe në planet mes Real Madridit dhe Barcelonës.

Ndërsa, të dielën, Tottenham do të jetë nikoqir i Manchester United. Pra, këtë javë mos bëni plane në mbrëmje sepse keni futboll me bollëk./Indeksonline/