08:19 / E Mërkurë, 04 Prill 2018 / indeksADMonline

Përballje angleze, Liverpool – Manchester City, formacionet e mundshme

Sonte zhvillohet një super takim ku tifozët ane mban botës do të kenë mundësi ta shijojnë lojën e bukur angleze.

Liverpooli pret në shtëpi skuadrën e Pep Guardiolas, Manchester Cityn, për ndeshjen e parë çerekfinale në kompeticionin më të rëndësishëm, Liga e Kampionëve, shkruan IndeksOnline.

Takimi nis nga ora 20 e 45 dhe luhet në stadiumin e famshëm anglez, “Anfield”.

Jurgen Klopp, trajner i “The Reds” nuk do të mund të llogaritë në futbollistë, si; Matip, Gomez, Lallana, Klavan, Woodburn dhe Brewster – që të gjithë të lënduar.

Në anën tjetër, City do t’i ketë dy mungesa, Mendy dhe Aguero, që të dy të lënduar, ndërsa Stones është në dyshim!.

Më poshtë i keni formacionet e mundshme për këtë takim tepër interesant.

Liverpool: Karius; Alexander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson; Milner, Henderson, Oxlade-Chamberlain; Salah, Firmino, Mané

Manchester City: Ederson; Walker, Otamendi, Kompany, Laporte; De Bruyne, Fernandinho, D Silva; Sterling, Jesus, Sané