14:06 / E Diele, 23 Shtator 2018 / indeksADMonline

Perez i përgjigjet Tebas pas planeve për t’i zhvilluar ndeshjet në ShBA

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez publikisht ka dalur kundër planeve të shefit të La Ligas, Javier Tebas për t’i zhvilluar ndeshjet e kampionatit në ShBA.

”Ne nuk do të shkojmë në Shtetet e Bashkuara. Nuk e di se në interesin e kujt është kjo, por nuk është në interesin e klubeve dhe tifozëve”.

”Kategorikisht, ne do të refuzojmë”, tha Perez në takimin e sotëm të Asamblesë së Anëtarëve, transmeton IndeksOnline.

Pavarsisht kundërshtimit të Federatës spanjolle, FIFA-s dhe Shoqatës së Futbollistëve të Spanjës, Tebas ka insistuar se ndeshja e këtij sezoni, Girona – Barcelona do të zhvillohet në ShBA.

Tani, Real Madridi është klubi i fundit që e ka refuzuar këtë plan të Tebas.

Përndryshe, plani i Tebas është pranuar nga Barcelona dhe Girona, klube të cilat priten të përballen në Amerikë në janar./IndeksOnline/