Vetëm një trajner qëndroi deri në fund të kontratës në epokën e Florentino Perez
Julen Lopetegui ka pasur të njëjtin fat si dhjetë prej dymbëdhjetë trajnerëve që kanë drejtuar Real Madridin me Florentino Pérez si president.
Ish-trajneri nuk ka përfunduar tre vitet që ai nënshkroi dhe në të vërtetë vetëm Vicente del Bosque qëndroi në klub derisa ka pasur kontratë.
Përjashtim është Lopez Caro , i cili zuri stolin e Santiago Bernabéu në sezonin në të cilin Florentino njoftoi dorëheqjen e tij, shkruan indeksonline.
Del Bosque udhëhoqi tre vjet e gjysmë suksesi në kryeqytet . Me të, Real Madridi fitoi dy Champions, dy Ligat, një Superkupë Spanjolle, një Evropian dhe një Interkontinental .
Megjithatë, në verën e vitit 2003 , bordi vendosi të mos zgjasë kontratën e tij dhe të nënshkruajë me Carlos Queiroz .
Queiroz, Camacho, Garcia Remon, Luxemburgo, Pellegrini, Mourinho, Ancelotti, Benitez, Zidane dhe Lopetegui janë 10 trajnerët që nuk përfunduan kontratën e tyre me klubin. /IndeksOnline/