”Topi i Artë dhe Real Madridi, një storie e bukur dashurie”
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është ”dëshmitar” i një tjetër triumfi të lojtarit të Real Madridit për ”Topin e Artë” – kësaj radhe Luka Modric.
Mesfushori kroat është zgjedhur nga gazetarët e France Football si futbollisti më i mirë i vitit 2018.
”Ai është lojtari i 10-të i Real Madridit që e fiton ‘Topin e Artë’, dhe Real Madridi ka një storie të madhe dashurie me këtë çmim”, shpjegoi Perez, transmeton IndeksOnline.
”Jam i sigurtë se kjo do të vazhdojë në të ardhmen”.
”E kam thënë me modesti, por Real Madridi i ka 10 lojtarë që e kanë fituar ‘Topin e Artë”.
”Siç e kam thënë, është një storie e bukur dashurie dhe shpresoj se do të vazhdoj për shumë vite”./IndeksOnline/