14:02 / E Martë, 13 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Përfaqësuesit e Listës Serbe takohen me presidentin slloven

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor i cili erdhi dje në Kosovë për një vizitë dy ditore, është takuar sote dhe me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Në këtë takim ata biseduan për rëndësinë e formimit të komunave serbe, transmeton Indeksonline.

Përfaqësuesit e Listës serbe theksuan se për serbët në Kosovë interesi më i madh është ruajtja e paqes dhe sigurisë si parakusht për mbijetesë, por edhe kthimi i serbëve, dhe themelimi i Bashkësisë së Komunave serbe në përputhje me Traktatin e Brukselit./Indeksonline/

 

Temat: