15:49 / E Enjte, 22 Gusht 2019 / indeksADMonline

Përfaqësuesit e Real Madridit në Paris, për transferimin e Neymarit

Përfaqësues nga Real Madridi kanë udhëtuar në Paris për të arritur një marrëveshje, për transferimin e Neymarit.

Marca pretendon se një përfaqësues i Realit është parë në Paris, ku ka shkuar për të negociuar në lidhje me transferimin e Neymar, transmeton Indeksonline.

Nga Real Madridi janë të bindur se mund të arrijnë ta përfundojnë këtë transferim për shkak që marrëdhëniet e Barcelonës dhe PSG nuk janë edhe aq të mira.

Kurse Barcelona ka që disa javë që është duke bërë përpjekje për ta transferuar Brazilianin, edhe Neymar preferon të transferohet te Barcelona.

Po ashtu është bërë e ditur se PSG ka refuzuar ofertën prej 100 milionë euro plus Keylor Navas, James Rodriguez dhe Gareth Bale që i është bërë nga Reali për transferimin e Neymar./Indeksonline/.