16:22 / E Hënë, 18 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Përformancë “tallava” e këngëtarit të Lirisë, në ndeshjen debutuese

Në afatin kalimtar të janarit, Liria u përforcua me futbollistin nga Uruguaji Martins Aristegui Maickol Pio, dhe u paralajmrua si përforcim i mirë për ekipin.

Por më vonë ai doli të ishte këngëtar.

Në ndeshjen debutuese kundër Feronikelit, Martins nuk pati asnjë moment të mirë dhe trajneri Vicenco Alberto Annese e largoi nga loja në pjesën e dytë.

Feronikeli fitoi 2-0 me golat e Kastriot Rexhës, të cilët e rikthyen ekipin e Zekirija Ramadanit në krye të tabelës. /Indeksonline/