75 Mall Live Search
14:04 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018 / indeksADMonline

Përfundimisht, Bale mungon kundër Republikës së Irlandës

Gareth Bale do të mungojë në miqësoren e Uellsit ndaj Spanjës më 11 tetor dhe ka gjasa ”50-50” për ndeshjen e Ligës së Kombeve me Republikën e Irlandës më 16 tetor.

Sulmuesi 29-vjeçar u zëvendësua në minutën e 80-të në ndeshjen, Real Madrid – Alaves të shtunën, të cilën madrilenët e humbën me rezultat, 1-0.

”Gareth ka pësuar një lëndim të vogël në muskul dhe nuk do të luajë ndaj Spanjës”, tha trajneri i Uellsit, Ryan Giggs.

”Ne nuk duam të rrezikojmë. Jemi duke e vëzhguar atë çdo ditë”.

Bale mungoi në stërvitjet e uellsianëve në Kardif të hënën dhe të martën.

Pra, përfundimisht, ai do të mungojë ndaj Spanjës, por Giggs shpreson që ai të rikthehet për ndeshjen ndaj Irlandës./IndeksOnline/