17:45 / E Diele, 16 Shtator 2018 / indeksADMonline

Përfundojnë ndeshjet e Superligës, këto janë rezultatet

Sot janë zhvilluar tri ndeshjet e xhiros së pestë të Superligës së Kosovës.

Në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, Llapi ka ndalur ecurinë pozitive të Flamurtarit prej katër fitoreve radhazi.

Skuadra e drejtuar nga Bylbyl Sokoli barazoi pa gola për të siguruar një pikë.


Në ndeshjen tjetër që u zhvillua në stadiumin “Përparim Thaqi” në Prizren, Liria ka mposhtur KEK-un me rezultat të thellë 6-2.

Golat për Lirinë i shënuan dy Karahoda (30’ dhe 89’), dy Gashi (41’, 69’), Fetahaj (44’), Gjergjaj (55’).

Ndërsa për skuadrën nga Kastrioti shënuan Stullqaku (65’) dhe Grajqevski (75’).


Ndeshja e zhvilluar në “Riza Lushta” ndërmjet Trepça ’89 dhe Drenicës përfundoi në barazim 1-1.

Sloshi kaloi mitrovicasit në epërsi në minutën e tretë ndërsa barazoi  Dajaku në minutën e 39-të të ndeshjes.

Me këto tri ndeshje përfundon xhiro e pestë e Superligës së Kosovës. /IndeksOnline/