13:56 / E Diele, 29 Tetor 2023 / Gj. Sh

Përfundojnë pjesët e para të tri ndeshjeve të fundit të javës së 11-të

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të fundit të javës së 10-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Kampioni në fuqi, Ballkani ka shkuar në pushim me epërsi 1-0, si mysafire e Feronikelit ’74, shkruan IndeksOnline.

Golashenues ishte Almir Kryeziu në minutën e 44-të.

Me rezultat të njëjtë, Drita e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi me Lirinë.

Besnik Krasniqi shënoi për “Intelektualët” qysh në minutën e 4-të.

Në ndeshjen tjetër mes Dukagjinit dhe Llapit, pjesa e parë u mbyll me barazim 0-0./IndeksOnline/