22:58 / E Mërkurë, 12 Tetor 2022 / Gj. Sh

Përfundon ”drama” në Camp Nou, nuk ka fitues

Ka përfunduar pa fitues ndeshja ndeshja e mbremjes së sotme në Champions League mes Barcelonës dhe Interit.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes është 3-3, shkruan IndeksOnline.

Barcelona shkoi në pushim të pjesës së parë me epërsi minimale 1-0, me golin e Ousmane Dembele në minutën e 40-të.

Me të filluar pjesa e dytë, Interi barazoi rezultatin me anë të Nicolla Barella 50′, ku shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen e Barcelonës.

Në minutën e 63-të, Lautaro Martinez përmbysi rezultatin për Interin duke shënuar një gol të bukur, ku gjujtja e tij fillimisht preki të dy shtyllat para se të kalonte vijen e portës.

Robert Lewandowski barazoi shifrat në minutën e 82-të.

Në minutat e mbetura u zhvilllua një dramë e vertetë në Camp Nou.

Interi kaloi përsëri në epërsi në minutën e 89-të me golin e Robin Gosens.

Barcelona nuk u dorëzua dhe arriti të barazonte rezultatin në 3-3.

Ishte përsëri Lewandowski ai që shënoi për blaguranët në miutën 90+2.

Pas ndeshjes së sotme, skuadra e Interit mban vendin e dytë në tabelen e Grupit C me 7, kurse Barcelona renditet e treta me 4 pikë.

Bayern Munchen renditet e para me 12 pikë, duke siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt, pas ka mposhtur Plzenin me rezultat 4-2, duke e lënë në vendin e fundit me 0 pikë./Indeksonline/