23:33 / E Mërkurë, 15 Gusht 2018 / indeksADMonline

Përfundon “epoka” e Real Madrid, Atletico shpallet superkampion i Evropës (Video)

Atletico Madrid është Superkampione e Evropës.

Skuadra e Diego Simeones por që u drejtua nga Burgos mposhti në finale Real Madridin me rezultat 4-2 pas kohës shtesë.

Koha e rregullt në mes dy skuadrave të kryeqytetit spanjoll përfundoi në barazim 2-2, shkruan indeksonline.

Serinë e golave e hapi Diego Costa me një gol të bukur vetëm 50 sekonda pasi kishte filluar ndeshja.

Më pas Reali dominoi ndeshjen deri në shënimin e golit të barazimit në minutën e 27-të nga Karim Benzema.

 

Fituesit e Ligës së Kampionëve arritën të kalojnë në epërsi në minutën e 63-të, ku një penallti të shkaktuar nga Godin e shndërroi në gol Ramos.

Atletico arriti të barazoj rezultatin në minutën e 79-të me golin e dytë të Diego Costas që e dërgoi ndeshjen në vazhdime.

Në kohën shtesë, Atletico ishte më e mirë ku arriti të shënoj dy gola.

Saul fillimisht kaloi skuadrën e tij në epërsi në minutën e 98-të me një goditje shumë të bukur “vollej”.

Në minutën e 108-të Koke shënoi golin e nokautit për “kusherinjtë” që kërkonin titullin e tretë radhazi.

Kjo është hera e tretë që Atletico triumfon në Superkupën e Evropës. /IndeksOnline/