12:48 / E Diele, 09 Tetor 2022 / Gj. Sh

Përfundon hedhja e shortit për kualifikimet e EURO 2024

Është hedhur shorti për kualifikimet e EURO 2024.

Në këtë short do të ketë shumë përballje interesante, shkruan IndeksOnline.

Përfaqësuesja e Kosovës do të jetë në Grupin I, ku do të pëballet me Zvicrrën në ndeshjen vëllazërore, kurse kundërshtarët e tjerë janë Israeli, Rumania, Belerusia dhe Andora, shkruan IndeksOnline.

Kombëtarja e Shqipërisë bën pjesë në Grupin E, ku do të përballet me Poloninë, Çekinë, Ishujt Faroe dhe Andorën.

Ndeshje interesante do të zhvillohen në Grupin B, ku Holanda do të luaj kundër Francës.

Edhe në Grupin C do të zhvillohet derbi mes kombëtarës së Anglisë dhe Italisë.

Këto dy kombëtare ishin së bashku në grup edhe në edicionin e fundit të Ligës së Kombeve, ku Italia zuri vendin e parë kurse Anglia ishte e fundit në grup, duke zbritu në një ligë më poshtë.

Më poshtë të gjitha grupet:

Grupi A

Spanja

Skocia

Norvegjia

Gjeorgjia

Qipro

Grupi B

Holanda

Franca

Irlanda

Greqia

Gjibraltar

Grupi C

Italia

Anglia

Ukraina

Maqedonia

Malta

Grupi D

Kroacia

Uellsi

Armenia

Turqia

Letonia

Grupi E

Polonia

Çekia

Shqipëri

Ishujt Faroe

Moldavia

Grupi F

Belgjika

Austria

Suedia

Azerbejxhani

Estonia

Grupi G

Hungaria

Serbia

Mali i Zi

Bullgaria

Lituania

Grupi H

Danimarka

Finlanda

Sllovenia

Luksenburgu

Irlanda e Veriut

Lichterstain

Grupi I

Zvicrra

Israeli

Rumania

Kosova

Belerusia

Andora

Grupi J

Portugalia

Bosnja

Islanda

Kazakistani

Sllovakia

San Marino

/IndeksOnline/