13:49 / E Hënë, 08 Gusht 2022 / A. M.

Përfundon marrëveshja mes Alonso dhe Barcelonës

Marcos Alonso, së shpejti do të behet pjesë e ekipit të Barcelonës.

Që nga hapja e afatit kalimtar, ekipi katalanas kanë qenë pas mbrojtësit të Chelsea, Marcos Alonso, transmeton IndeksOnline.

Marrëveshja mes Barcelonës dhe Chelsea ka përfunduar. Chelsea nga shitja e spanjollit do të përfitoj 10 milionë euro, raporton Febrizio Romano.

Zyrtarizmi i lojtarit në klub nuk është bërë ende, pritet të bëhet gjatë kësaj jave./IndeksOnline/