75 Mall Live Search
15:57 / E Martë, 06 Mars 2018 / indeksADMonline

Përfundon ndeshja: Drita – Vëllaznimi, kjo skuadër shkon në gjysmëfinale

Ka përfunduar ndeshja mes Dritës dhe Vëllaznimit, e vlefshme për Kupën e Kosovës.

Takimi pas 120 minutave përfundoi me rezultat të barabartë 2-2, kurse në penallti fitoi skuadra e Vëllaznimit e cila fitoi 6 me 5, shkruan IndeksOnline.

Dy golat për vendasit i shënoi, Kastriot Rexha (11’të dhe 71’të). Kurse dy për ekipin gjakovar i shënoi Henry Chibuze dhe Vula.

Me këtë fitore Vëllaznimi ka siguruar gjysmëfinalen në Kupën e Kosovës.

Dy ndeshjet tjera zhvillohen nesër: Llapi – Prishtina dhe Gjilani – Vushtrria./IndeksOnline/