18:47 / E Enjte, 24 Maj 2018 / indeksADMonline

Përfundon ndeshja e barazhit mes Ferizajt dhe Vëllaznimit të Gjakovës, kjo skuadër siguron Superligën

Ka përfunduar ndeshja mes Ferizajt dhe Vëllaznimit të Gjakovës, e luajtur në stadiumin e Ferronikelit “Rexhep Rexhepi”.

Ndeshja pas 120 minutave u mbyll me rezultat të barabartë 0 me 0, shkruan IndeksOnline.

Gjatë penalltive skuadra fituese u shpall Ferizaj duke e mposhtur Vëllaznimin me rezultat 3-2.

Me këtë fitore klubi i famshëm është rikthyer në Vala Superligën e Kosovës./IndeksOnline/