16:55 / E Shtunë, 24 Gusht 2019 / indeksADMonline

Përfundon pjesa e parë, Crystal Palace po e mposht Man Utd-n

Ishte Manchester United ekipi që dominoi gjatë tërë pjesës së parë, duke pasur edhe rastet por janë mysafirët e Crystal Palace ata që e kanë epërsinë.

Megjithatë, vjen në shprehje ligji i pashkruar i futbollit: “Kur nuk shënon, pëson”.

Golin e vetëm e shënoi Jordan Ayew në minutën e 32-të pas një asistimi me kokë nga Schlupp./Indeksonline/